Futboll Seria A Sport

ÇMENDET Napoli/ Të “kaltrit” ofrojnë 50 mln euro plus 2 lojtarë, për talentin e Serie A

Është pa dyshim futbollisti italian i momentit, ai që të gjithë do të donin ta kishin në ekip. Po flasim për Federico Chiesa, sulmuesi 20-vjeçari i Fiorentina-s.

Ai ka një kontratë deri në 2022-in me klubin vjollcë, por drejtuesit toskanë duket se kanë ndërmend t’ia rrisin rrogën deri në 2,5 milionë euro. A do të mjaftojë kaq për ta mbajtur?

E vështirë, veçanërisht pasi “La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se presidenti i Napoli-t, De Laurentiis, ka ofruar 50 milionë euro plus Ounas dhe Rog.

Një ofertë që kalon 70 milionë euro. Përgjigja e Fiorentina-s ka qenë negative, por kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen. E sigurt është se kushdo që do të kërkojë të marrë Chiesa-n duhet të bëjë një ofertë më të mirë se ajo e Napoli-t.

Related posts

BOKSIERI QË MASAKRON RIVALËT/ I pamposhtur, talenti SHQIPTAR kërkon “kurorën” në TIRANË

Isa.Autor

SHKELJA E RREGULLAVE PËR TRANSFERIMET/ Si tronditi Football Leaks botën e futbollit me pretendimet për…

Delo.autor

Arsene Wenger i del në krah “armikut” Mourinho: Të duan kur lind dhe kur vdes, ne mes…

Q.Autor

Leave a Comment