Futboll La Liga Sport

Revolucion te Reali/ Madrilenët sakrifikojnë të ardhmen për Neymar

Rreziku i një revolucioni te Real Madrid është konkret. Lamtumira e Zinedine Zidane, i cili nuk është zëvendësuar akoma, mund të jetë sinjali i parë i një metamorfoze drejt së cilës po shkon skuadra që fitori tri herë radhazi Champions League.

Kështu, mundësia e shitjes së Cristiano Ronaldo është konkrete dhe dëshira e tij për të ndryshuar ambient mund të ketë një efekt domino, që mund të çojë te blerja e bujshme e Neymar.

Por, me kalimin e mundshëm të brazilianit në “Bernabeu”, shumë yje të madrilenëve mund të thonë lamtumirë. Mbi të gjithë, Marco Asensio.

Sytë e Premier League janë te spanjolli dhe Real mësohet të ketë fiksuar çmimin: 75 milionë euro. Skuadra më e interesuar është Liverpool, veçanërisht pas dështimit të operacionit Fekir.

Related posts

“NUK I FRIKËSOHEM HIGUAINIT”/ Shënoj më shumë se 10 gola në sezon dhe i vjedh “sekretin”

Isa.Autor

FUTBOLLI ME KATËR RREGULLA TË REJA/ FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët dhe trajnerët

F.autor

Vila përrallore ku po riaftësohet Neymar

Q.Autor

Leave a Comment