Futboll Seria A

FOTO/ Fitorja ndaj Napolit, pritje madhështore për Atalantan dhe Berishën

Pritje madhështore për Atalantën e Etrit Berishës nga tifozët në Bergamo, pas fitores historike në fushën e Napolit dhe kualifikimit të skuadrës në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Mbështetësit zikaltër festuan deri natën vonë, për një mbrëmje që padyshim ishte e paharrueshme. Gëzim i kuptueshëm, edhe sepse skuadra e Gasperinit arriti të kalonte kryesuesisht e Serisë A, duke mposhtur të gjitha parashikimet dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës ku mungonin prej 22 vjetësh.

Thirrje, fishekzjarrë, flakadanë dhe festë deri në orët e vona. Qindra tifozë i pritën lojtarët e tyre si heronj të vërtetë. Entuziazmi në Bergamo vazhdon, pas kualifikimit të ekipit në Europa League dhe ecurisë së jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare në gjysmën e parë të këtij sezoni.Etrit Berisha dhe lojtarët e tjerë zbritën nga autobusi dhe iu bashkuan turmës entuziaste. Ëndrra e Atalantës vazhdon, ndërsa tashmë në shënjestër është Borussia e Dortmundit në turin e 1/16 të Europa League.

Related posts

Kush do të jetë trajneri i Napolit në sezonin e ardhshëm?

Sadik.Autor

SUPER NDESHJA/ Giroud zhbllokon sfidën, Chelsea i pandalshëm në kundërsulm

F.autor

HARROHET RONALDO/ Zbuloni SUPER futbollistin që po FIRMOS me JUVENTUSIN

Isa.Autor

Leave a Comment