Futboll Seria A Sport

Thiago Silva: Do doja të mbyllja karrierën tek klubi im i “zemrës”

Kapiteni i Paris Saint Germainit dhe Përfaqësueses së Brazilit, Thiago Silva, ka folur për të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Botëror. Mbrojtësi ka thënë se ende nuk ka vendosur, por se do i pëlqente të mbyllte karrierën te Milani.

“Milani është gjithmonë në zemrën tim. Jam tifoz i tyre”. “Do ktheheni në Milano? Nuk është kurrë e lehtë të flasësh për të ardhmen në futboll. ‘Kurrë mos thuaj kurrë’, çdo gjë është e mundur”.

“Të kthehesha aty për të mbyllur karrierën time do ishte një gjë e bukur”, ka thënë Silva për Gazetta dello Sport.

Kuqezinjtë po kalojnë në një periudhë të vështirë dhe përvoja e Silvas do të ishte shumë e nevojshme për skuadrën e Gennaro Gattuso. Por, duke parë problemet e klubit italian me Fair Playn Financiar vështirë se do realizohet ky transferim.

Related posts

SFIDA QË VENDOS KALIMIN NË CHAMPIONS/ Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Inter-Atalanta

Delo.autor

PASUESI I TIAGO SILVËS/ Milan braktis Caldaran, Leonardo “peshkon” në Brazil

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ TË LAVDISHME/ Gerrard: Do t’i lë emocionet mënjanë…

Delo.autor

Leave a Comment