Basketball Sport

NBA/ Lakers pa festë titulli dhe pa tifozë, mbyll dyert e stadiumit edhe sezonin e ri

Skuadra e Lakers nuk ka mundur ende të festojë me tifozët titullin kampion të sezonit 2019-2020 në NBA për shkak të pandemisë Covid-19. Një festë që është shtyrë, por që ka gjasa të mos zhvillohet ndonjëherë.

Kjo edhe për faktin se stadium “Staples Center” i Los Anxhelosit, ku Lakers zhvillon ndeshjet, do të qëndorjë i mbyllur për tifozët e këtij ekipi edhe sezonin e ardhshëm. Sipas një komunikate të Lakers, dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura edhe sezonin e ri 2020-2021 që nis më 22 dhjetor.

“E vlerësojmë mbështetjen e madhe që na japin tifozët dhe mezi presim t’i kemi sërish pranë në ndeshjet tona. Kjo gjë do të ndodhë sapo të krijohet mundësia, për të festuar së bashku titullin kampion dhe udhëtimin drejt një tjetër suksesi në NBA. Stadiumi “Staples Center” do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të ri”, thuhet në komunikatën e Lakers.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus rrezikon pjesëmarrjen në Champions. Ja arsyeja…

Delo.autor

ÇFARË “PERLASH”/ Bruno Fernandes dhe Greenwood “çmendin” Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Sulmuesi Dembele kërkon largimin, nis negociatat me dy klubet…

Delo.autor

Leave a Comment