Sport Të tjera

Nadal në dyshim për Wimbledonin: Jam i lodhur fizikisht e mendërisht

Rafael Nadal mund të marrë një periudhë pushimi të gjatë, çka do të thotë që numri 1 në botë për meshkuj mund të mos luajë në korrik në grand slemin e Wimbledonit, turneu i fushave me bar që zhvillohet në Londër. Lodhja e një sezoni të gjatë në fushat me dhè, ku spanjolli fitoi thuajse kudo ku luajti, mund të ndikojë në vendimin e Nadal, që mund të marrë pushime të gjata.

“Pata një sezon të gjatë në fushat me dhè, ndihem pak i lodhur si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Kam luajtur thuajse në të gjithë turnetë kryesorë, thuajse në çdo ndeshje, duke e vënë trupin në një stres të madh, ndërkohë që vij nga një dëmtim. Kanë qenë dy muaj të vështirë”, u shpreh tenisti spanjoll.

Më tej, fitues i grand slemit të Roland Garros 48 orë më parë, shtoi: “Vjet e ndjeja nevojën për të luajtur në Wimbledon, këtë vit nuk kam vendosur. Do të flas me ekipin tim dhe më pas do të vendosim së bashku, pasi të shohim edhe se si do të ndidhet trupi im. Kalimi nga fushat me dhè në atë me bar është i vështirë. Por për momentin jam duke shijuar këtë triumf dhe më pas do të mendoj për të ardhmen”, deklaroi Rafael Nadal.

Related posts

DERBI “DEH” MILANON/ San Siro “full” për Champions, tifozët premtojnë spektakël

F.autor

U NDA NGA PARTNERJA VITIN E KALUAR/ Harbohet legjenda e Manchester United, kapet mat duke… (FOTO)

Delo.autor

Vllaznia nuk sheh mbrapa, kërkohet përqendrim maksimal te Partizani

Sadik.Autor

Leave a Comment