Futboll Sport

Renditja/ 10 sulmuesit më të mirë të Kupës së Botës

Kupa e Botës është vetëm pak orë larg dhe dihet se sulmuesit do të luajnë një rol vendimtar në rezultatin final. Këta janë super yjet e futbollit, ata që paguhen më shumë dhe që fitojnë më shumë trofe. Kjo nuk do të thotë se rolet e tjera janë më pak të rëndësishme, por janë sulmuesit ata që marrin lavdinë në fund me golat ose asistet e tyre.

Për të fituar Kupën e Botës, zakonisht, duhet të kesh një sulmues të madh. Edhe pse mesfusha e Spanjës ka qenë magjike në 2010-ën, ata nuk do të kishin shkuar shumë larg pa efikasitetin e David Villa para portës. Edhe loja mbrojtëse e Italisë në 2006-ën kishte nevojë për mbështetjen e sulmuesve. Dhe Brazili nuk do ta kishte fituar kurrë Kupën e Botës në 2002-in pa Ronaldo-n.

Kështu, më poshtë janë renditur 10 sulmuesit që janë kandidatët kryesorë për të fituar Këpucën e Artë të Botërorit.

Por ju mund të fitoni gjithashtu duke përfituar nga kuotat e jashtëzakonshme që ofron EuroLloto, kompania që garanton besimin tuaj.

10. Robert Lewandowski
Poloni, 94 ndeshje, 53 gola

Statistika: Robert Lewandowski ka shënuar më shumë se 40 gola në të gjitha kompeticionet për Bayern Munich në të secilin prej tre sezoneve të fundit.

Kuota e EuroLloto për Lewandowski si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 33.00

9. Kylian Mbappe
Francë, 15 ndeshje, 4 gola

Statistika: Në moshën 19 vjeç, Mbappe ka shënuar më shumë se 50 gola në karrierën e tij si futbollist profesionit për klubin dhe kombëtaren: Monaco (27); PSG (21); Francë (4).

Kuota e EuroLloto për Mbappe si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 31.00

8. Harry Kane
Angli, 24 ndeshje, 13 gola

Statisika: Sezonin e kaluar, Harry Kane është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që ka shënuar më shumë se 10 gola me të dy këmbët dhe më shumë se 5 gola me kokë në një sezon.

Kuota e EuroLloto për Kane si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 16.00

7. Mohamed Salah
Egjipt, 57 ndeshje, 33 gola

Statistika: Mohamed Salah ka shkruar historinë e Premier League sezonin e kaluar, duke u bërë lojtari me më shumë gola të shënuar në një sezon të kampionatit anglez: 38.

Kuota e EuroLloto për Salah si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 44.00

6. Thomas Muller
Gjermani, 91 ndeshje, 38 gola

Statistika: Ka shënuar 5 gola në Botërorin 2010 dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe para katër viteve.

Kuota e EuroLloto për Muller si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 26.00

5. Cristiano Ronaldo
Portugali, 150 ndeshje, 81 gola

Statistika: Për vitin e gjashtë radhazi, Cristiano Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë i Champions League.

Kuota e EuroLloto për Salah si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 13.00

4. Luis Suarez
Uruguai, 98 ndeshje, 51 gola

Statistika: Për vitin e tretë radhazi, Suarez e ka mbyllur La Liga-n me të paktën 25 gola.

Kuota e EuroLloto për Salah si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018:28.00

3. Antoine Griezmann
Francë, 54 ndeshje, 20 gola

Statistika: Antoine Griezmann ka shënuar shtatë gola në ndeshjet europiane të sezonit të kaluar; ka barazuar ecurinë e tij më të mirë në një sezon.

Kuota e EuroLloto për Salah si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 12.00

2. Neymar
Brazil, 85 ndeshje, 55 gola

Statistika: Neymar ka realizuar 55 gola për Brazilin, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë pas Pele (77) dhe Ronaldo (62).

Kuota e EuroLloto për Salah si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 11.00

1. Leo Messi
Argjentinë, 124 ndeshje, 64 gola

Statistika: Lionel Messi e ka mbyllur sezonin e La Liga-s me numrin më të madh të golave të shënuar (34) dhe numrin më të madh të rasteve të krijuar (87).

Kuota e EuroLloto për Salah si golashënuesi më i mirë i Rusi 2018: 10.00

Të tjerë
Gabriel Jesus (Brazili, kuota 17.00), Edinson Cavani (Uruguai, kuota 32.00), Timo Werner (Gjermania, kuota 15.00), Diego Costa (Spanjë, kuota 23.00), Sergio Aguero (Argjentina, 21.00), Romelu Lukaku (Belgjika, 18.00).

Related posts

MESSI NDRYSHON MËNDJE/ Kishte bërë gati valixhet, tani “Pleshti” pritet të rinovojë me Barcelonën

Delo.autor

“KRENAR”/ Peshëngritja i sjell të tjera medalje Shqipërisë, Qerimaj shpallet kampion i Mesdheut

F.autor

Tronditje në Arsenal: Shefi i ekipit mjekësor, humb vendin e punës pas plot 23 viteve

Sadik.Autor

Leave a Comment