Vetëm fitimi i Kupës së Botës do ta ngjiste në majën më të lartë Lionel Messin. I këtij mendimi është ish-mesfushori italian, Andrea Pirlo që në prag të ceremonisë hapëse në Rusi 2018 ka nxitur edhe më shumë duelin mes yllit aktual të Argjentinës, dhe legjendës të të gjitha kohërave të kësaj kombëtareje, Diego Armando Maradona.
“Do të jetë e rëndësishme për të dy palët, si Messin dhe për Argjentinën për të fituar Kupën e Botës në Rusi. Messi gjithmonë krahasohet me Maradonën, por ai duhet të fitojë Kupën e Botës, sepse nëse nuk fiton Kupën e Botës, nuk mund të jesh më lart”.-tha Pirlo për “Goal.com.”
Ish-mesfushori e di mjaft mirë se si është të jesh një kampion bote, pasi e ka provuar këtë ndjesi me kombëtaren Azzurre në vitin 2006.
Messi ka fituar gjithçka në nivel klubeshm, pasi ka udhëhequr Barcelonën në të gjitha frontet, por ka vetëm një medalje të artë olimpike me kombëtaren Argjentinase, ndërsa Maradona e udhëhoqi ekipin “Albicelest” në fitore e Kupës së Botës 1986.