Futboll Seria A Sports

Alessandro Antonello: Icardi qëndron tek Inter!

E ardhmja e Mauro Icardit do të jetë tek Inter. Në këtë konkluzion ka dal klubi zikaltër që përmes administratorit të deleguar, Alessandro Antonello ka treguar rrugën që do të tregoj klubi për të përmbushur kushtet e Fair Play Financiar.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për Icardi. Ai është lojtari ynë dhe kapiteni ynë. Në javët e ardhshme do të diskutojmë për një rinovim të mundshëm.

“FFP? Ka optimizëm, ne jemi të përqendruar në këtë objektiv që ne duhet të arrijmë deri më 30 qershor. Jemi duke punuar në atë drejtim. Mendojmë se do të jemi në gjendje ta arrijmë objektivin tonë. Ne nuk po mendojmë për shitjen e askujt që të respektojë “Fair Play Financiar”. Po mendojmë të ndërtojmë një ekip konkurrues”.-këmbëngul Antonello.

Inter është në një situatë delikate, pasi duhet të plotësoj plusvalencën mes të ardhurave dhe humbjeve. UEFA ka caktuar datën 30 qershor si afatin e fundit.

Related posts

PRAPASKENA/ Ja oferta e çmendur që BALE refuzoi për të qëndruar tek REALI

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE EUROPIANE/ Werder Bremen ka një surprizë për Rashicën

Delo.autor

VENDIMI/ Policia e Shtetit “nxirret” jashtë stadiumeve, siguria garantohet nga privatët

Isa.Autor

Leave a Comment