Futboll Sport

Kukësi me sytë nga kurbinasit, sulmuesi “peng” i Laçit për shkak kontratës

Kukësi është një ndër ekipet që ka nisur mirë punën këtë merkato vere. Kur kundërshtarët janë ende në “gjumë”, duke bërë pak ose aspak lëvizje sa i përket hyrje-daljeve, verilindorët pak nga pak po plotësojnë dëshirat e tyre.

Pas disa afrimeve nga ana e nënkampionëve, radha për tu “peshkuar” i ka ardhur sulmuesit të Laçit, Arturo Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku është dëshira e radhës ëpr verilindorët. Thuhet se ka patur kontakte mes palëve edhe pse dëshira e madhe e lojtarit është që të provojë një aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Problem për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve është kontrarata që ka sulmuesi me Laçin, në të cilën thuhet se Rexhinaldo do luajë me kurbinasit në Europë. Mundësia e largimit të sulmuesit nga skuadra ekziston vetëm me konsensusin e presidentit Pashk Laska, i cili vështirë të lëshojë një lojtar si Rexhinaldo në një moment kaq të rëndësishëm.

Related posts

ZBULOHET fjalimi i Messit në tunel që frymëzoi Dembelen të FITOJË ndeshjen

F.autor

KORONAVIRUSI/ I izoluar prej COVID-19, Dybala mburret me “pajën” e tij si futbollist (FOTO)

Delo.autor

Unai Emery i telefonon personalisht lojtarit të Argjentinës

Isa.Autor

Leave a Comment