Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Alexis Sanchez lojtar i Interit

Interi dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje këtë mbrëmje për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez te klubi italian.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, palët janë pajtuar për çdo detaj që mungonte për operacionin Sanchez mbrëmjen e së martës, transmeton Gazeta Express.

Interi tani është duke e organizuar vendin për testet mjekësore, të cilave kiliani do t’iu nënshtrohet nesër, pra të mërkurën.

Sanchez do t’i bashkohet Interit si lojtar i huazuar me opsion për Interin që ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit.

Related posts

KJAER U BË HEROI I FUTBOLLIT PËR GJESTIN NDAJ ERIKSEN/ Milan dëgjon tifozët, gati shpërblimi për mbrojtësin danez

Delo.autor

PAMJET/ Trupi i Pele zhvendoset në stadiumin e Santos për homazhet ndaj legjendës

F.autor

LUAJTI TITULLAR NDAJ GETAFES/ 19-vjeçari i Realit “shkatërron” kundërshtarin me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment