Futboll Sport

Shkëmbim mes skuadrave të Superligës/ Kamza gati të bëjë lëvizjen e madhe të merkatos

Eni Imami u largua pak ditë më parë nga Kukësi pas një zënke që pati me trajnerin Peter Pacult. Edhe pse kjo gjë pritej prej kohësh, përplasja e fundit i ka vënë “kapakun” kësaj çështje. Mbrojtësi tashmë është lojtar i lirë dhe në këto kushte po kërkon skuadër për sezonin e ri.

Së fundmi zbulohet për Imamin ka shfaqur interes klubi i Kamzës. Edhe pse kryeqytetasit kanë Vangjo Zguron në këtë pozicion, mësohet se mund të ketë një këmbim. Kukësi të marrë Zguron, ndërsa Imami të konfirmohet te kamzalinjtë për sezonin e ri.

Ende nuk ka diçka zyrtare, por siç thotë populli, ku ka zë nuk është pa gjë.

Related posts

KAOS NË FUTBOLLIN SPANJOLL/ Lojtarët bojkotojnë stërvitjen, ja cila është arsyeja

Delo.autor

MUNGON ME KOMBËTAREN, POR ËSHTË NË STOL ME ATALANTËN/ Gasperini: Gjimshiti është ende në rrezik

Delo.autor

“SKUADËR ME ZEMËR”/ Pioli në delir. Leao shpreh dëshirat: Dua të fitoj Champions

F.autor

Leave a Comment