Futboll Sport

E PABESUESHME/ Kjo është skuadra e vetme e pamposhtur në të gjitha garat në top 5 ligat evropiane

Pas humbjes së Juventusit mbrëmë nga Manchester Unitedi në kuadër të Ligës së Kampionëve, tani Chelsea është skuadra e vetme pa humbje në këtë vit në të gjitha garat.

Juventusi pësoi humbje në shtëpi nga Unitedi me rezultatin 2-1, pasi e përmbysën rezultatin me golin e Juan Matas dhe autogolin e Leonardo Bonuccit në fund, kurse për “Zonjën e Vjetër” shënoi Cristiano Ronaldo”, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Maurizio Sarrit momentalisht është e vetmja në top pesë ligat evropian pa humbje në këtë stinor.

Në 11 ndeshje të Premierligës, Chelsea i ka tri barazime dhe tetë fitore, ndërsa në Evropa Ligë i ka tri fitore.

Sonte në kuadër të Evropa Ligës, blutë takohen me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov

Related posts

HUMBJA NDAJ POLONISË PËR “QATAR 2022″/ Reja: Nuk dua të dukem si italiani tipik që kritikon gjyqtarët, por…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Newcaslte. Rezultati 0-1

Delo.autor

Klopp i “trembet” sfidës me Arsenal: Çdo rival synon të na vërë stërkëmbëshin

Delo.autor

Leave a Comment