Futboll Sport

SPECIALE/ Brazili i Neymarit: Si në botërorin e 2002 apo do të përsërisin 1982

Vetëm 30 orë na ndajnë nga starti i Kupës së Botës “Rusi 2018” ky eveniment që do të jetë i 22-ti në të gjithë historinë e tij. Kombëtarja që kuotohet më e favorizuar për të ngritur lart trofeun sipas parashikimeve dhe sonadazheve është ekipi “Selesao”. Rekordmenët e botës kanë në organikën e tyre futbollistët më të mirë në qarkullim dhe gëzojnë një formë të shkëlqyer sportive.

Impakti i Neymar gërshetuar me freskinë e Kutinjos, Jesus apo edhe eksperincën e Tiago Silvës dhe Marselos e bëjnë ekipin amerikano latin një mur të unifikuar. E megjithatë historia e kësaj fanelle gjigande na ka mësuarv me surpriza të cilat i kanë vuajtur më parë. Brazili i 1950 por sidomos ai i vitit 1982 ishte ndër ekipet më spektakolar që ka parë historia e futbollit botëror por që për hirë të së vërtetës nuk u shpallën kampion.

Kjo frikë diskutohet gjersisht në Brazil por edhe në kombëtaren e drejtuar nga Tite. Ky i fundit kërkon ti implementoi në skuadër mentalitetin për tu fut të barabartë mes të barabartëve në cdo takim për të larguar euforinë në skuadër.

Të gjithë dun të përsërisin Brazilin e 2002 ku Ronaldo i ndihmuar nga Rivaldo dhe Roinaldinjo asgjesuan botën duke triumfuar në fund të kopeticionit. Ndaj edhe ngjashmëritë jamë më skuadrën e Felipe Skolarit të 2002 pasi “treshja fantastike” e 16 viteve më parë pritet të kopjohet nga një super trreshe si Neymar,Jesus dhe Kutinjo.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Raikkonen një legjendë, vendos rekordin e pabesueshëm në Formula 1

Sadik.Autor

Andre Silva i sakfrifikuari i Milanit për të financuar merkaton e verës

Sadik.Autor

Morata: Mourinho më udhëzoi të “vrisja” Diego Costa-n

Q.Autor

Leave a Comment