Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Sulmuesi brazilian i Partizanit nuk paraqitet në stërvitje, largimi thuajse i sigurtë

Sulmuesi i Partizanit Lukas Kardozo nuk paraqitet në stërvitje me “demat”. Futbollisti brazilian nuk është stërvitur me skuadrën prej dy ditësh. Shkak është bërë dëshira e tij për t’u larguar nga 16-herë kampionët e Shqipërisë.

Kardozo ishte pranë kalimit në Qipro te skuadra Ermis Chypre, por në momentin e fundit transferimi nuk u realizua me sukses.
Nga ana tjetër, drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi sot se për Kardozon, Asanin dhe Solomonin ka interesime nga klube të ndryshme, por theksoi se klubi do të pranojë të “sakrifikojë” lojtarë vetëm në momentin kur të ketë afruar futbollistë të rinj.

Related posts

Kampioni i botës i vetëofrohet Inter-it, zikaltrit kanë dyshime

Q.Autor

ZYRTARE/ Broja rinovon si një yll me Çelsin, e prezanton vetë Marina Granovskaia

Delo.autor

Sulm total për Di Marian, tek Interi argjentinasin e “sjellin” lekët e Joao Marios

Isa.Autor

Leave a Comment