Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA NË PIKËPYETJE/ Trajneri Flick shuan heshtjen: U takova me Oliver Kahn por…

E ardhmja e Hansi Flick te Bayern ka pikëpyetje të mëdha. Nëse zbulimi i legjendës Lottar Matheus ka bërë që mediat të nisin hetimet (“Nagelsman do të marrë vendin e Flick, që do të iki te Gjermania”) fjala e vetë trajnerit aktual është ende enigmatike…

Flick foli në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Wolfsburg. Në lidhje me të ardhmen e tij dhe takimin që ai pati me Oliver Kahn, i cili do të marrë detyrën nga Karl-Heinz Rummenigge si CEO, ai tha:

“Ne biseduam shkurtimisht, por kishte të bënte me gjëra të tjera këtë javë dhe reagimin pas ndeshjes në Paris.

Kjo është javë shumë e rëndësishme sepse mund të marrim yllin e pestë”.

Kujtojmë që Bayern ka fituar kampionatin 29 herë që nga themelimi i Bundesligës.

Caktimi i yjeve është i ndryshëm nga Italia: në fakt në Gjermani çmimi jepet pas 3, 5, 10 dhe 20 kampionateve të fituara, duke filluar nga themelimi i Bundesligës.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nuk është planet e Zidane, Inter hidhet në sulm për të marrë yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË “EURO 2020″/ Shikoni festën e “çmendur” të lojtarit të Manchester Cityt (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: S’e meritonim fitoren, dy lojtarët tanë na kushtëzuan

Isa.Autor

Leave a Comment