Futboll Sport

SPECIALE/ Italia jashtë Botërorit, një festë e madhe për Brazilin e Tites

Në vigjilje të kopeticionit më të madh sportiv në Botë “Rusi 2018” të gjithë kthejnë kokën tek mungesat e mëdha në këtë eveniment. Italia pas 60 vitesh nuk mundi të prek finalet e këtij trofeu që e ka fituar 4 herë.

Mungesa e “axurrëve” është një lajm i keq për të gjithë ato që e dashurojnë këtë sport anekand botës. Po ashtu të njëjtin fat pati edhe Holanda, një tjetër kombëtare që ka shkruar me gërma të arta historinë e këtij sporti pa mundur ta fitoi këtë titull.

Por festën më të madhe sa i takon mungesës së Italisë në një Kupë Bote e bëjnë rivalët e tyre të përjetshëm Brazili për një fakt interesant. Skuadra e drejtuar nga tekniku Tite përtej mundësive të mëdha për të pushtuar Rusinë, duhet ti gëzohet një precedenti që ka të bëj me mungesën e Italisë në Botëror.

Kujtojmë që Italia ka munguar edhe një herë tjetër në një Kupë Bote, pikërisht në vitin e largët 1958. Në këtë turne fitues u shpall Brazili i Peles. Një indicje kjo më shumë për Neymar me shokë që me 15 Korrik të ngrenë trofeun më të lakmuar për çdo përfaqësuese apo futbollist në “qiellin Rus”.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

NDEZ DERBIN E “MADONINËS/ Trajenri Pioli: Tani duhet të dëshmojmë se jemi një ekip që…

Delo.autor

“BËM BABA TË TË NGJAJ”/ RONALDO: Djali im thotë se luan më mirë se unë, por…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ ATALANTA shpartallon ROMËN në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment