Futboll Seria A Sport

Seria A më pranë për Palermon, një autogol dënon Frosinonen

Palermo hedh një hap të madh drejt rikthimit në Serie A, pas vetëm një sezoni. Në finalen e parë të play-offit të Serie B, skuadra e Roberto Stellones mposhti 2-1 me përmbysje Frosinonen në stadiumin Renzo Barbera dhe tashmë Palermos do t’i mjaftonte një barazim në sfidën e kthimit pas 4 ditësh në transfertë për të luajtur në Serie A sezonin e ardhshëm.

Golit të shpejtë të Cianos që i dha avantazhin provizor Frosinones iu përgjigj sulmuesi La Gumina në fundin e pjesës së parë. 8 minuta përpara fundit një autogol i Terranovës, i dha epërsinë Palermos duke ngritur peshë të gjithë tifozët siçilianë të pranishëm në Renzo Barbera.

Related posts

NEYMAR U BLE PËR 222 MILIONË EURO/ Njihuni me 100 transferimet më të shtrenjta të historisë së futbollit (FOTO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Sirena nga Premier League për Muriqin, sulmuesi drejt largimit nga Lazio

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Rebic vendos në ditët e fundit të merkatos pët të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment