Futboll Seria A Sport

Prapaskena/ Kjo është arsyeja pse Nainggolan është i zhgënjyer nga Roma

Marrëdhëniet midis Radja Nainggolan dhe Romës aktualisht janë në në pikën më të ulët. Mesfushori belg është i nervozuar me klubin pasi zbuloi se prej javësh Monchi po përpiqet ta vendosë atë në çdo tratativë të mundshme. Belgu e ka zbuluar këtë gjë falë një menaxheri të Atletico Madrid, një mik i agjentit të tij Beltrami, i cili i ka rrëfyer belgut strategjinë e Romës.

NGA TURQIA TEK INTER – Monchi, për më tepër, e ka ofruar atë në të kaluarën edhe në Turqi: tek Besiktas në këmbim të Talisca (në atë kohë akoma pjesë e klubit turk) dhe tek Galatasaray. Pastaj tratativa me Interin dhe më në fund telefonata me Atletico Madrid. Nainggolan i ka mësuar këto lajme ndërkohë që ndodhej me pushime dhe nuk e duroi dot faktin se ishte vendosur në ankand pa ditur asgjë. Vendimi i Romës ka ardhur pas disa muajsh konfliktesh: Drejtuesit, në fakt, i kanë kërkuar vazhdimisht Radja-s që të kufizonte disa sjellje jashtë fushës. Por belgu nuk e ka pranuar këtë gjë. Në këto momente tratativa me Interin është më shumë pranë përfundimit.

Related posts

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Rashford shënon për vendasit, Klopp “çmendet” me arbitrat (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ S’mjaftojnë 30 milionë euro, zbulohet klauzola speciale e CR7

Isa.Autor

Arsenal-Liverpool, derbi anglez për “yllin” e madh portugez

Sadik.Autor

Leave a Comment