Futboll

Mino Raiola nis shtegtimin në Europë për t’i gjetur një skuadër Pogba

E ardhmja e mesfushorit francez Paul Pogba është ende e pashkruar, pasi ai prej kohësh ka nisur një “luftë të ftohtë” me trajnerin Jose Mourinho, ndaj dhe po përflitet për një largim i mundshëm nga Manchester United. Dy vite më parë ai vendosi rekordin e transferimit, kur kaloi nga Juventusi te United për 105 milionë euro, shumë që sot është e vështirë ta investojë një tjetër ekip.

Ndaj dhe menaxheri Mino Raiola ka nisur bisedimet me disa nga skuadrat më të mëdha në Europë, për të gjetur një sistemim të ri për mesfushorin 25-vjeçar, që këtë sezon ka luajtur vetëm 18 nga 30 ndeshjet e deritanishme në Premier League.

Pogba dhe Mourinho tek United

Por në bisedime me Raiola është ulur edhe vetë Mourinho, që e di shumë mirë se duhet të jetë i kujdesshëm kur flet me menaxherin italian, pasi ai kë nën kontratë edhe disa nga yjet e tjerë të ekipit të United, si sulmuesit Romelu Lukaku e Zlatan Ibrahimovic si dhe portierin Sergio Romero. Konflikti mes Mourinho dhe Pogba ka nisur kur trajneri portugez vendosi të ndryshojë skemat e lojës dhe pozicionin në fushë të mesfushorit pas ardhjes së Alexis Sanchez, që u bë edhe lojtari më i paguar i “djajve të kuq”.

Për Raiola nuk ka për të qenë e lehtë të gjejë një sistemim të ri për Pogba, pasi vështirë se skuadrat do të investojnë mbi 100 milionë euro për të edhe pse në Spanjë apo në Premier League ka ekipe që i disponojnë këto shifra. Por palët duket se synojnë të qetësojnë gjakrat dhe të vijojë bashkëpunimi mes Pogba dhe United edhe në të ardhmen, duke respektuar kontratën.

Related posts

PËRCAKTOHET AXHENDA ZYRTARE/ Ja kur do të luhet derbi Partizani-Tirana

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Kukësi kalon në epërsi kundër Tropedos, shënon Reginaldo

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist fantastik nga Marquinhos, Wijnaldum ndëshkon me kokë Leipzig (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment