Futboll Sport

Neymar: Me mua në fushë Brazili nuk do të mposhtej nga Gjermania

Neymar Junior, në një intervistë për portalin gjerman spox.com, foli për shumën që PSG ka paguar për të, për ta shkëputur nga Barcelona. Braziliani, tashmë i fokusuar totalisht në Botëror, ku do të kërkojë t’i kthejë lavdinë “Selecaos”, e pranoi se nuk dihet mirë që kanë paguar kaq shumë para për të.

“Nuk jam krenar për shumën që është paguar për mua dhe as që jam futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Janë vetëm para, asgjë më shumë.”

Sigurisht, ku i përmend humbjen 7-1 të Brazilit ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Botërorit të katër viteve më parë, sfidë në të cilën ai nuk ishte në fushë për arsye dëmtimi, Neymar motivohet edhe më shumë për t’u hakmarrë ndaj “Pancerave”.

“Më mua në fushë, rezultati do të kishte qenë ndryshe, për këtë jam i sigurt. Për fat të keq, fati deshi që gjërat të shkonin ndryshe. Ishte shumë e vështirë për ta pranuar atë humbje të thellë për të gjithë brazilianët. Edhe për mua, ndonëse nuk luajta në atë takim, sepse isha pjesë e asaj skuadre. Për fat të keq ndodhi, por tani kemi mundësinë për ta fshirë nga kujtesa Botërorin e fundit.”

Related posts

Formacionet zyrtare: Everton – Manchester United

Q.Autor

EURO 2020/ Danimarka bën surprizën e madhe ndaj Zvicrës, Pjanic dopietë me Bosnjën

Delo.autor

RIKTHEHET NË KAFAZ MCGREGOR/ Zbulon datën dhe vendin e ndeshjes së ardhshme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment