Futboll Sports

Të burgosurit në grevë urie, duan të shohin Argjentinën në RUSI 2018

Botërori i futbollit di që të elektrizojë këdo në botë, madje edhe të burgosurit. Në qelitë e burgut të Çubutit, në provincën e Patagonisë, në Argjentinë, personat të cilëve u është hequr e drejta e lirisë janë ngritur dje në protestë dhe me anë të një shkrese zyrtare kanë hyrë në grevë urie.

Kjo sjellje e tyre lidhet me kërkesën për të pasur një televizion kabllor të përgjithshëm për të ndjekur në televizion të paktën ndeshjet e Kombëtares së Argjentinës. Greva e tyre do të vazhdojë derisa kërkesa të plotësohet dhe nuk do të ketë kthim pas:

“Të parit Botërorin është e drejta themelore e kujtdo, edhe e atyre që u është hequr liria, prandaj ne do t’i shkojmë deri në fund grevës sonë të urisë”, lexohej në letrën që të burgosurit në Çubut u kanë dërguar autoriteteve, madje nën specifikimin për ta shpejtuar sa më shumë që të jetë e mundshme këtë të drejtë të tyre.

Related posts

Coutinho zë vendin e Neymarit, shoku i ri i Messit e Suarezit – së bashku shkuan në Camp Nou

Q.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Interesim i jashtëzakonshëm për derbin, ja sa tifozë pritet që të jenë në “Air Albania”

F.autor

Matthiu Valbuena nuk ndalet shënon super gol ndaj Antalyasporit

Sadik.Autor

Leave a Comment