Futboll Seria A Sport

TALENTI MILANIT/ Pakueta “HAP BARKUN”, CUDIT me numrin që do mbajë në FANELLË

Pasi luajti ndeshjen e tij të fundit për Flamengon, Lukas Pakueta foli për “Esporte Espectacular” në lidhje me lëvizjen e tij te Milani, duke zbuluar se Leonardo ishte arsyeja kryesore për zgjedhjen e tij për të luajtur me kuqezinjtë.

“Nëse zgjodha Milanin, kjo është për meritë të Leonardos. Ai më thirri dhe më bindi menjëherë, unë duhet ta falënderoj atë. Gjëja më e rëndësishme është se Milani ka një projekt serioz për karrierën time.

Ky është vendimi më i mirë që mund të kisha bërë dhe mezi po pres që ta filloj këtë aventurë të re”,- tha fillimisht mesfushori. Braziliani, i cili do të bashkohet me Milanin për afërsisht 35 milionë euro, është pyetur edhe për numrin e fanellës që ai ka zgjedhur.

“Kam kërkuar të mbaj numrin 39, të njëjtën numër që kisha kur bëra debutimin për Flamengon. Ai numër më ka sjellë shumë fat dhe shpresoj të jetë e njëjta gjë edhe me Milanin”,- përfundoi Pakueta.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga Kalas, Holes ndëshkon me kokë Holandën (VIDEO)

Delo.autor

FATSJELLËSI/ Tigri Bartek parashikoi saktë Kroacinë finaliste

Isa.Autor

ANALIZË NGA FABIO CAPELLO/ Belgjika “ekip gënjeshtar”, Jorginhos i kërkoj falje

Delo.autor

Leave a Comment