Futboll Seria A Sports

Napoli gati të ulë pretendimet për të joshur Chelesa-n

Napoli është gati të ulë pretendimet për Maurizio Sarri në mënyrë që të përshpejtojë negociatat me Chelsea-n.

Sarri është zëvendësuar tashmë nga Carlo Ancelotti por mbetet nën kontratë për dy vitet e ardhshme.

Tani sipas Mirror, Napoli është gati të ulë çmimin për trajnerin duke shpresuar se do të joshë Chelsea-n për të bërë lëvizjen përfundimtare.

Klauzola e tij e lirimit ishte 8 milionë euro deri në fund të majit. Tani De Laurentiis kërkon 5 milionë që ta lirojë nga kontrata teknikun.

Nëse Sarri nuk do të arrijë një marrëveshje me një klub tjetër, Napoli do të detyrohet të paguajë rrogën e tij deri në fund të kontratës.

Për momentin Antonio Conte mbetet trajneri i Chelsea-t, por e ardhmja e tij duket e pasigurt teksa lojtarët kanë kërkuar të qartësohen përpara se të vendosin për të ardhmen.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milanit i ofrohet ylli i La Ligas, “Kuqezinjtë” e refuzojnë

Delo.autor

MERR PUSHIM NGA SOLARI/ Ja si vishet Ramosi për ta vizituar një xhami në Arabi… (FOTO)

Isa.Autor

Miss “Bum Bum”, surpriza e botërorit në Rusi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment