Futboll Sport

Kuriozitete/ Këto janë rekordet që u thyen në ndeshjen e parë të Botërorit

Rusia mposhti Arabinë Saudite me rezultatin 5-0 në ndeshjen hapëse të Botërorit.

Edhe pse përballë ishin 2 skuadra të një niveli jo të lartë, ky takim dhuroi gola dhe spektakël.

Nuk munguan as rekordet e regjistruara, të cilat ishin tepër interesante.

Faqja ndërkombëtare e statistikave “Opta” sjell rekordet e shënuara sot:

5-0 – Rusia ka regjistruar fitoren e dytë më të thellë nga një vend pritës në ndeshjen hapëse të Botërorit në historinë e aktiviteteve pas asaj Itali-SHBA 7-1 në vitin 1934.

3 – Rusia ka shënuar 3+ gola në një ndeshje Botërori për herë të parë që kur fituan 6-1 ndaj Kamerunit në vitin 1994.

89 – Artem Dzyuba shënoi vetëm 89 sekonda pasi hyri në fushë, goli më i shpejtë nga një zëvendësues në Botëror që kur Marcin Zevlakov shënoi për Poloninë ndaj SHBA (64 sekonda) në vitin 2002.

1 – Denis Cherishev është zëvendësuesi i parë që shënon në ndeshjen e hapjes së një Botërori.

1 – Juri Gazinski është lojtari i parë që shënon me gjuajtjen e parë në portë në një turne që kur Filip Lahm e bëri për Gjermaninë në vitin 2006.

38 – Sergei Ignashevic (38 vjeç, 335 ditë) është lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje Botërori që nga Roxher Milla në vitin 1994 (përjashtohen portierët).

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Osasuna-Barcelona. Rezultati 0-2

Delo.autor

MERKATO GALAKTIKE NË VERË/ Florentino Perez duhet të paguajë 230 milionë euro për yllin…

Delo.autor

Klaudio Ndoj, shqiptari që i shpëtoi plumbave të 97-ës, duke u bërë një “yll” basketbolli

Sadik.Autor

Leave a Comment