Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ NIKAJ: Ju tregoj ngatrrestarët tek Vllaznia. Kastrioti me Nicën ia del. Panucci duhej…

Një djalë nga Shkodra, dikur një futbollist shembullor, sot është një trajnerë që flet me punë dhe pasion.

Ky është Samuel Nikaj, trajneri aktual i Vushtrisë në Kategorinë e Parë në Kosovë. Ish trajneri i Kastriotit sezoni e shkuar, arriti të bëj ëndërrën realitet për ekipin krutan ku pas shumë vitesh e riktheu në Superligë. Të njëjtë detyrë ka edhe me Vushtirë. Për të gjithë këto por edhe sa i takon ecurisë së Vllaznisë si dhe atmosferën tek kombëtarja kuqezi, Nikaj, flet ekskluzivisht për AlpeNews.al.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Nikaj, prej vitesh keni treguar se beni ëndrrat realitet për ekipet që duan të prekin elitën e futbollit Shqiptar. Cila është formula që të dërgon tek arritja e objektivave në klubeve që drejton?

Nuk kam ndonjë formulë të veçantë. Ajo që bëj gjithmonë është puna sistematike dhe shumë intensive. Nuk dorzohem kurrë sepse e di mjaftë mirë se vullneti dhe puna nuk humbin kurrë. Suksesi im është menaxhimi. Mundohem të jem “një” me lojtarët dhe përpiqem ti marr maksimumin vetes dhe lojtarëve që kam në dispozicion.

2- Aktualisht drejton ekipin e Vushtrisë, në Kosovë. Sa shanse ka ekipi që të rikthehet në elitën e futbollit “dardan”?

Është një garë e ashpër pasi janë 4 ekipe të cilat synojnë të njëtin objektiv, ngjitjen në Superligën e Kosovës. Patëm shumë hoshilacione në fillim por ekipi arriti të reagoj edhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Por duhet ende edhe shumë punë për të arritur atë që duam. Për Vushtrinë çdo ndeshje është si finale.

3- Vini nga një qytet që e ka në “gjak futbollin” si Shkodra. Si u ndjetë kur klubi ra në Kategorine e Parë?

Kisha ndjejë të dyfishtë. U vrava shumë psikologjikisht. Aty ka shumë komponentë të cilët më mirë të dilnin në pah, kjo për ti hapur rrugë prosperitetit të klubit. Vllaznia e meriton të luaj aty ku e meriton, në Supëerligë. Është një fanellë e rëndë, por duhen ndryshuar mekanzimat në klub.

4- Nëse do të vinte mundësia, do dëshironit ta drejtonin Vllazninë në të ardhmen?

Jam shkodran dhe si qytetari i këtij qyteti do ishte privilegj ta drejtoj Vllazninë edhe pse e kam bërë në 4 ndeshje. Sigurisht dua të jem trajner por që klubin në dorë ta ketë privati.

5- Ku ndryshon futbolli Shqiptar nga ai Kosovar?

Vitet kalojnë dhe dallimet zvogëlohen midis dy shkollave të futbollit. Në shqipëeri lojtarët kanë më shumë kualitet ndërsa në Kosovë futbollistët sakrifikohen më shumë.

6- Sezonin e shkuar sollët Kastriotin pas shumë vitesh në Superiore. Besoni se krutanët mund të mbijetojnë në Superligë këtë sezon?

E nisën keq kampionatin por ardhja e një trajneri ekspert siç është Strave Nica ka kthyer ekulibrat në ekipi. E kam në zemër Kastriotin dhe besoj se ka 50 për qind shanse të mbijetoj kjo duke parë garën e ashpër që po zhvillohet.

7- Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka patur shumë hoshilacione në 2 vitet e fundit. Ku çalon skuadra, cili është fajtorët?

Për mua si qytetar i Shqipërisë por edhe në syrin e trajnerit mendoj se ky kaus në ekipin kombëtar është bërë si pasoj e vendimeve arbitrare të teknikut Panucci. Ndërroi modul, lojtarë, qasje dhe në fund mori atë që nuk priste. E pati ekipin të gatshëm nga epoka “De Biazi”, po hodhi në erë gjithçka. Shpresoj të ketë reflektuar për të kuptuar gabimet që ka brë në këto 2 vite në drejtimin e kuqezinjëve.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“FINALIZIM I JASHTËZAKONSHËM”/ Sulmuesi Ngoo tallet me autogolin e Hektor Idrizajt (FOTO)

Delo.autor

Real mposht të Kuqtë, festë e madhe në qytetin e Liverpool (VIDEO)

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ Ja si NDRYSHON MILANI pas ardhjes së HIGUAIN dhe CALDARËS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment