Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Dy ndeshje skualifikim për Mario Balotelli!

Mario Balotelli është skualifikuar për dy ndeshje nga Ligue 1, si pasojë e simulimit të bërë në fitoren që Nice arriti, 4-1 ndaj Caen, që i solli edhe kartonin e kuq sulmuesit.

Italiani, i cili pritet të largohet nga Nice, pasi i ka përfunduar kontrata, është shumë pranë kalimit te skuadra tjetër franceze Olympique Marseille, por nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm.

Balotelli, së fundmi i rikthyer edhe në kombëtaren e Italisë, është akuzuar për simulim pasi është hedhur në zonën kundërshtare duke pretenduar një kontakt me Ismael Diomande, që pamjet televizive treguan se nuk ekzistonte.

Komisioni i disiplinës së Ligue 1, vendosi se ai do të jetë i skualifikuar për dy ndeshjet e para të kampionatit 2018/19, si pasojë e kësaj sjelljeje.

Related posts

Ciro Immobile, romantik në rrugët e Milanos

Sadik.Autor

PROVON AVENTURË TË RE/ Jose Mourinho trajneri i ardhshëm tek…

Delo.autor

Coutinho: Te Inter do të kisha vdekur…!

Q.Autor

Leave a Comment