Moto GP Sport

Marquez: Unë në Formula 1? Jo faleminderit, ndihem mirë në Moto Gp!

Marc Marquez mbyll të paktën për momentin çdo lloj dritareje, për një kalim të mundshëm të tijin në Formula 1. Për të ardhmen e spanjollit në Formula 1 ka patur shumë zëra gjatë ditëve të fundit, sidomos duke patur parasysh faktin që 5 qershorin e kaluar, Marquez provoi të ngiste makinën Red Bull, duke dhënë sinjale inkuarujuese.

Megjithatë ka qenë vetë kampioni në fuqi i botës në Moto Gp që ka shuar çdo dyshim lidhur me të ardhmen e tij. “ Ishte diçka e bukur të provoja një makinë të Formula 1, por është diçka tjetër ta provosh dhe diçka komplet ndryshe të garosh me të. Do të ishte diçka shumë herë më e rrezikshme. Ishte vetëm një test, Webber më pyeti nëse do të isha i gatshëm të kaloja në Formula 1 në 2021-in, por për momentin ndihem shumë mirë në Moto Gp dhe preferoj të qëndroj këtu”, deklaroi Marc Marquez.

Related posts

KATAR 2022/ Pas 11 minutash lojë, Wilson ndëshkon Belgjikën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Debuton në Angli “xhevahiri” 15-vjeçar/ Man United dhe Chelsea hidhen në sulm për ta marrë

Isa.Autor

PAS DISFATËS NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Flet Sarri: Mendoj se erdhëm në këtë finale me…

Delo.autor

Leave a Comment