Futboll Sport

Agolli kthehet te Tirana? Jep përgjigjen vetë lojtari i kombëtares

Ansi Agolli ka dhënë premtimin se do ta mbyllë karrierën tek ekipi i tij i zemrës Tirana. Por duket se mbrojtësi i krahut të majtë nuk do të vijë as në këtë merkato të ekipi kryeqytetas. Ai do të vazhdojë karrierën e tij te ekipi i Karabagut. Në këtë mënyrë ai do të luaj vitin e tij të 8 me ekipin e kampionatit Azerbajxhan-as.

“U deshën vetëm dy sekonda për të rinovuar! Jam shumë i lumtur që lajmëroj se do të jem edhe për një vit te Karabak, që është bërë si shtëpia ime e dytë tashmë. Premtoj që do vazhdoj të luaj me të njëjtën grintë që kam treguar këto 8 vite këtu. Do të japim gjithçka që të ndërtojmë mbi suksesin e vjetshëm, dhe të arrijmë rezultate edhe më të mira këtë sezon”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Related posts

Harry Kane te Real Madrid, por ka një kusht që përfshin Pochettino dhe Ronaldo

Q.Autor

SERIE A DO TË LUHET DERI NË MESNATË/ Presidenti i Juventus bën apel: Tani të rikthehen tifozët në stadium

Delo.autor

Milan – Lazio, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment