Boks Sport

“NË RINI ISHA NJË KAFSHË PLOT ME PARA”/ Rrëfimi shokues i Tyson: Kam bërë seks me mamatë dhe motrat e miqve…

Sa herë rrëfehet, ka diçka të re për të treguar nga “bëmat” e tij.

Mike Tyson, kampioni më moshën më të re në peshat e rënda, nëpërmjet  podcastit  të tij në You Tube, “Hotboxin”, tregon pa ndrojë dhe turp se çfarë ka qenë i aftë të bëjë në rininë e tij.

“Në rini isha një kafshë plot me para. Kam bërë seks me nënat, motrat dhe kushërirat e të gjithë personave që njihja. Isha i sëmurë, madje aq i sëmurë sa nuk e kuptoja gjendjen time. Kur jetoja në Las Vegas, pranë zonës VIP të lokaleve të natës, kisha një të dashur që bënte prostitutën.

Tani nuk dua që të kthehem ai person që kam qenë më parë. Sepse nga ai person mund të dalë ferri. Mund të dukem tip i ashpër, por unë e urrej atë person. Kam frikë nga ai.”

Kujtojmë që Mike Tyson është dënuar me 6 vite burg në vitin 1992 për përdhunim, nga të cilat kreu më pas se 3 vite. Gjatë vuajtjes së dënimit, përqafoi fenë myslimane dhe e quajti veten Malik Abdul Aziz.

Related posts

BASKETBALL/ Real Madrid bie në Stamboll, triumfojnë CSKA dhe Barcelona në Euroleague

Delo.autor

MJEKËT NUK I DHANË SHPRESË/ Mesfushori i jep lamtumirën klubit spanjoll dhe zyrtarizohet tek ekipi i Xavit

Delo.autor

JUVENTINI NDEZ ALARMIN/ Ja pse RONALDO nuk do të shënojë shumë GOLA NË ITALI

Isa.Autor

Leave a Comment