Futboll Sport

Interi “bën pazar” te Barcelona/ Ja futbollisti që mund ta marrë hua

Jo vetëm Nainggolan. Inter vazhdon të punojë me optimizëm të madh për të marrë mesfushorin e Romës, me të cilën dje u bë e ditur se kontaktet ishin shumë fitimprurëse, por gjithçka duhet bërë pa thyer parametrat e “fair play financiar” të UEFA-s.

Kjo është arsyeja pse, sipas një raporti në “La Gazzetta dello Sport”, në top-listën e dëshirave të Interit për merkaton e kësaj vere do të kthehet Aleix Vidal. Futbollisti në fjalë mund të largohet nga Barcelona në formë huazimi, me të drejtën e shpengimit. Tashmë është e fiksuar: kartoni i tij nuk i kalon 10 milionë euro, shumë e përballueshme për arkat e Interit.

Sidoqoftë, Vidal do të ishte një “xhol” shumë i dobishëm, pasi është në gjendje të luajë në të dyja krahët dhe do të sjellë një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, veçanërisht atë të kohës së Sevilla.

Related posts

Coutinho: Idhulli im gjithmonë ka qenë Ronaldinho

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Juventus futet në garë me Everton për mbrojtësin e “Katalanasve”…

Delo.autor

ROMA-MANCHESTER UNITED/ Trajneri Solskjaer: Të shkojmë në finale dhe mbajmë Cavanin në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment