Futboll Sport

Egjipt vs Uruguai, formacionet zyrtare. Salah në stol!

Salah nuk është titullar në ndeshjen e dytë të Botërorit “Rusi 2018”, e vlefshme për Grupin A.

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Egjiptit e Uruguait, e vlefshme për Grupin A.

Pas Rusisë, që fitoi 5-0 kundër Arabisë Saudite, Egjipti dhe Uruguai do të kërkojnë t’i bashkohen në krye nikoqirëve, çka do të bënin hap të madhe për ta kaluar grupin.

Mohamed Salah, që u dëmtua në finale të Champions League, ia ka dalë të rikuperohet, por nuk starton kundër Uruguait të Luis Suarezit.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje, Iran-Marok (17:00) dhe Spanjë-Portugali (20:00), të vlefshme për Grupin B.

Related posts

“DO TË NDËRHYJMË NË RAST GRUMBULLIMI”/ Policia e Shtetit mezash të qartë tifozëve të Tiranës

Delo.autor

SONDAZHI/ The Guardian: Messi futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017

Q.Autor

Nadal në dyshim për Wimbledonin: Jam i lodhur fizikisht e mendërisht

Sadik.Autor

Leave a Comment