Futboll

Dënimi i Skënderbeut, kapiteni Shehi: Keqardhje, presim fjalën e fundit

Ka fituar gjithçka brenda vendit me Skënderbeun vitet e fundit dhe në përfundim të këtij kampionati, vendosi që ta mbyllte përfundimisht me futbollin e luajtur. Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, për “Panorama Sport”, ka shprehur keqardhjen e tij për faktin që bardhekuqtë nuk do të luajnë në Europë.

Shehi

“Pozicioni im është i deklaruar që do ta mbyll me futbollin e luajtur, por nuk ka shumë rëndësi se çfarë do të bëj unë. Më vjen keq që ekipi nuk do të luajë në Europë këtë sezon, pasi bëri një rrugëtim të mrekullueshëm. Të vjen keq që gjykohemi për një çështje që ka ndodhur tre vjet më parë si dosje dhe është gjykuar një herë”, ka thënë fillimisht Shehi, i cili vazhdon të shpresojë te vendimi final i KAS, në momentin që do të nisë edhe gjykimi i çështjes në themel.

Shehi Skenderbeu

“Gjithsesi ka ende kohë për të thënë fjalën e fundit nga ana e KAS në vendimin e saj përfundimtar”, ka mbyllur Shehi. Ky i fundit pritet të marrë një pozicion drejtuesi në klubin korçar, por më parë do të shihet se si do të shkojnë gjërat dhe cili do të jetë vendimi i drejtuesve për sezonin e ri.

Related posts

Bale “lodhet” tek Reali, joshet nga skuadra e Premier League

Sadik.Autor

Reali kërkon transferimin e sulmuesit të madh, Ronaldo kundër

Q.Autor

Stones “KËRCËNON” Panamanë: Ndaj tyre do sigurojmë raundin tjetër

Isa.Autor

Leave a Comment