Futboll La Liga Sport

E bujshme, Barcelona do lojtarin më të mirë të City-t

Gjiganti spanjoll është duke parë për një lëvizje të bujshme, të afrojë mesfushorin e kombëtares së Gjermanisë, të cilit i kanë mbetur dhe dy vite kontratë me Manchester City-n. Burimet në Gjermani tregojnë se 27-vjeçari Gundogan është i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, e cila po sheh të gjitha mundësitë për të zëvendësuar hapësirën e lënë bosh nga Andres Iniesta.

Ilkay Gundogan është kthyer në një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiola-s që prej transferimit të bërë nga Borussia Dortmund për 20 milion paund në vitin 2016. Pavarësisht një dëmtimi që ka pasur, sërish ai është vendosur në fushë dhe nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll ai ka arritur që të kapë formën më të mirë dhe të vihet nën shënjestër nga Barça, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 50 milion paund për ta lënë të lirë.

Gundogan pritet që të jetë në fushë në përballjen Meksikë – Gjermani që do të luhet të dielën për llogari të fazës së grupeve në Kupën e Botës, ndërkohë që dihet se ai është ekstremist i lumtur te City, por sërish e josh ideja për të lëvizur në Camp Nou.

Është e sigurt që Manchester City do të dëshirojë që ta mbajë atë në skuadër dhe për këtë arsye sigurisht që do t’i ofrojnë një marrëveshje të re lojtarit. Nëse Ilkay Gundogan vendos që të largohet, mund të jetë një goditje  e fortë për Pep Guardiola-n, i cili ndërtoi një skuadër të suksesshme sezonin e shkuar.

Related posts

ANA TJETËR E MBROJTËSIT SHQIPTAR/ Kumbulla: Studioj për administrim dhe marketing, nuk jam i fiskuar pas…

Delo.autor

ZBULOHET SEKRETI I ATLETICO MADRIDIT/ Simeone dhe një lidhje vëllazërore, ja pse duken favoritë

Delo.autor

Sanchezi shkëlqen në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment