Futboll Sport

Filipe Melo bën me zemër Real Madrid, ndërhyrje brutale ndaj 45 milionëshit (VIDEO)

Filipe Melo, ish-futbollist i Interit dhe Juventusit, nuk heq dorë nga ndërhyrjet brutale.

 

Së fundmi mesfushori i cili aktivizohet me Palmeriasin në Brazil nuk është kursyer ndaj Vinicius Junior, 17-vjeçarit që në korrik do t’i bashkohet Real Madrid.

 

Në një moment gjatë lojës kur sfida po luhej në mesin e fushës, Melo është shfaqur në versionin e ‘kasapit’, duke shtrirë në tokë futbollistin i cili cilësohet si ‘Neymari i ardhshëm’. Kanë reaguar ashpër te Flamengo por futbollisti ia ka hedhur vetëm me një karton të verdhë.

Kujtojmë që Vinicius Junior është blerë nga Real Madrid në 2017 për shifrën e 45 mln eurove.

Related posts

Mbrojtësi i Valencias: Suarez më quajti m*t, unë i thashë je 9-shi më i mirë në botë

Q.Autor

“DEPAY DO BARÇËN”/ Kuman del blof në fundin e merkatos. Ja pse holandezi dështoi që të transferohej

Delo.autor

KUSH ËSHTË MË I MIË, “PLESHTI” APO CR7? Trajneri Del Bosque bën zgjedhjen e tij

Delo.autor

Leave a Comment