Futboll Seria A Sport

Napoli shfaq interes për portierin e Real Madridit

Portieri i Real Madridit Keylor Navas raportohet se është një objektiv i ri për Napolin.

Sipas Corriere dello Sport, Navas është portieri më i fundit që Napoli po konsideron pasi nuk ka nënshkruar Mattia Perin dhe Rui Patricio, ndërsa Bernd Leno duket më pranë Arsenalit.

Gazeta shpjegon se 31-vjeçari është i pëlqyer nga të gjithë në San Paolo, pasi ka punuar nën drejtimin e Carlo Ancelotti në Madrid gjatë vitit  2014-15.

Navas ishte portieri i padiskutueshëm i Zinedine Zidane në kryeqytetin spanjoll, duke ndihmuar Los Merengues të fitojë për herë të tre Ligën e Kampionëve dhe një titull në La Liga.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

DRIDHET MADRIDI! Bayerni shënon GOLIN e parë

Sadik.Autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Barcelona i dërgon mesazh “Të Kuqve” për Salah, ja çfarë i shkruajnë (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eliminon koronavirusin me 99.84%, ja dysheku çudibërës i Messit

Delo.autor

Leave a Comment