Futboll Seria A Sport

Napoli shfaq interes për portierin e Real Madridit

Portieri i Real Madridit Keylor Navas raportohet se është një objektiv i ri për Napolin.

Sipas Corriere dello Sport, Navas është portieri më i fundit që Napoli po konsideron pasi nuk ka nënshkruar Mattia Perin dhe Rui Patricio, ndërsa Bernd Leno duket më pranë Arsenalit.

Gazeta shpjegon se 31-vjeçari është i pëlqyer nga të gjithë në San Paolo, pasi ka punuar nën drejtimin e Carlo Ancelotti në Madrid gjatë vitit  2014-15.

Navas ishte portieri i padiskutueshëm i Zinedine Zidane në kryeqytetin spanjoll, duke ndihmuar Los Merengues të fitojë për herë të tre Ligën e Kampionëve dhe një titull në La Liga.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Humbja e kampionëve të Botës, Boateng shpërthen kundër Lëvit: Po Rojsi? (FOTO)

Sadik.Autor

PAK DITË MË PARË RINOVOI KONTRATËN/ Rebelohet ylli i Dortmund dhe kërkon largimin

Delo.autor

RREZIKON NJË VEND NË CHAMPIONS/ Rikuperohet bomberi Ibrahimovic, por Piolit nis t’i dridhet… stoli

Delo.autor

Leave a Comment