Moto GP Sport

Lorenzo në superformë/ Spanjolli dominon provat e lira në Montmelo

Pas fitores në Mugello, Jorge Lorenzo konfirmohet edhe në Montmelo si piloti favorit për të triumfuar në Çmimin e Madh të Katalunjës. Spanjolli i Ducatit dominoi sesionin e dytë të provave të lira në pistën Montmelo duke regjistruar kohën më të shpejtë të kësaj të premteje.

Menjëherë pas tij Suzuki i Iannones dhe Yamaha e Maverick Vinales. Më i ngaldatë me më shumë se gjysmë sekondi shoku i skuadrës së Lorenzos, italiani Andrea Dovizioso regjistroi kohën e 4-t më të mirë. E mbylli në vendin e 5-të Valentino Rossi ndërsa kampioni në fuqi i botës, Marc Marquez mbeti jashtë 10-shes së parë pasi u rrëzua në momentet e fundit të provave.

Related posts

DINASTIA MALDINI VIJON TEK “AZURRËT”/Djali i Paolo : Shpresoj që një ditë të luaj në

Delo.autor

E BUJSHME/ “Gruaja po e tradhton me shokun e skuadrës”, reagon Christian Eriksen

Delo.autor

Publikohet VIDEO/ Ja çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes së Khabib para dhe pas duelit…

Isa.Autor

Leave a Comment