Futboll Premier League Sport

 Mourinho flet ASHPËR për gafën e De Geas ndaj Portugalisë/ Ishte një veprim… 

Portieri i Spanjës, David de Gea, do të dijë se gabimi i tij kundër Portugalisë ishte një “gabim i keq”, sipas trajnerit të tij në klub, Jose Mourinho. De Gea humbi një goditje të butë të Cristiano Ronaldos, e cila përfundoi në rrjetë, në fund të gjysmës së parë të ndeshjes, që u mbyll me barazimin 3-3, mes Spanjës dhe Portugalisë, të premten.

Ylli portugez vulosi një “hat-trick”, me një goditje të mahnitshme dënimi në minutën e 88-të, për t’iu dhënë të tijve një barazim në përplasjen e parë të Grupit B, në Botërorin e Rusisë. Mourinho, i cili u ndihmua për vendin e dytë në Premier League nga pritjet heroike të De Gea te Manchester United, tha se 27-vjeçari do të jetë i vetëdijshëm për gabimin e tij.

“De Gea është djali im, – tha ai për RT. – Më lëndon ta them, por ai e di se ishte një gabim i keq. Është një gabim, që ai nuk bën me ne, te Manchester United, sepse ai u emërua portieri i sezonit për shfaqjet fantastike. Por, kjo ndodh me më të mirët”. Spanja do të përballet me Iranin të mërkurën e ardhshme, para mbylljes së Grupit B, kundër Marokut.

Related posts

“CONTE MË NDIHMON SHUMË KU MUND TË PËRMIRËSOHEM”/ Hakimi: Golin ia dedikoi Mohamed Abarhoun, që…

Delo.autor

SA VLEJNË 32 SKUADRAT E CHAMPIONS? Mbappe është i paarrtishëm mes lojtarëve

Delo.autor

ZYRTARE/ Aventurë e re për Milot Rashicën, bëhet shok reparti me Mauro Ikardin

F.autor

Leave a Comment