Futboll Sport

HISTORIA/ Si Chiellini përdori mallkimin 39-vjeçar dhe ndikoi tek penalltia e humbur e Saka duke bërtitur: Kirikoço

Xhorxho Kielini si kapiten i Italisë luajti një rol thelbësor në suksesin e ‘’axurrëve’’ që u shpallën kampion Europe.

Në momentin e gjuajtjes së penalltive, kapitenët Kejn dhe Kielini u munduan të qëndrojnë afër skuadrave të tyre për t’i mbështetur moralisht. Por ka një gjë që pak kush mund ta dijë, Kielini bëri që Saka të humbte penalltinë. E gjithë enigma ngelet “si?”, por mbrojtësi italian përdori një teknikë të 39 viteve më parë të përdorur në Argjentinë.

Ishte viti i largët 1982 dhe trajneri Karlos Bilardo u emërua në stolin e Estudiantes ku qëndroi vetëm 1 vit. Ky ishte dhe viti i lavdisë pasi skuadra argjentinase fitoi kampionatin Metropolitan me vetëm një humbje. Sekreti i trajnerit Bilardo ishte një tifoz i skuadrës i quajtur Kirikoço, i cili merrte pjesë në çdo seance stërvitore të skuadrave kundërshtare të Estudiantesit dhe çuditërisht këta të fundit triumfonin gjithmonë. E vetmja humbje e tyre ishte ndaj Boka Zhuniors, çuditërisht që Kirikoço nuk kishte “spiunuar”. I njëjti trajneri u shpall Kampion Bote me Argjentinën katër vite më vonë, në Botërorin e famshëm ku Maradona shënoi golin me dorë kundër Anglisë në ndeshjen çerekfinale.

Kështu që Kielini e dinte mirë këtë histori dhe në rastin e penalltisë së Saka, mbrojtësi “axurr” bërtiti me të madhe “Kirikoço” dhe 19 vjeçari gaboi para Donarumës. Të parët që e zbuluan këtë fakt ishte mediat argjentinase të cilët arritën ta nxirrnin nga gërmëzimi i buzëve të Kielinit, e cila u konfirmua më pas dhe nga vetë 37-vjeçari duke publikuar një video për ESPN Argjentina ku aprovon veprimin e tij në rastin e penalltisë së Saka.

E njëjta teknikë u përdor në vitin 2010 në finalen e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Holandës, ku mbrojtësi iberikëve bërtiti “Kirikoço” në rastin e artë të Roben para portierit Kasijas dhe sulmuesi nuk arriti të shënonte dot, rast që u kritikua shumë mbrapa për mënyrën e realizimit. Të tilla mallkime në futboll janë të rrezikshme, pasi koha ka vërtetuar që janë të vërteta.

Related posts

DRIBLIME DHE “SAMBA”/ Paqueta gati për sfidën e “Kupës së Italisë” (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez regjistron kohën më të mirë të ditës, “Doktor” Rossi në vendet e fundit

Delo.autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT JUVENTUS-MILAN/ Ish-drejtuesi i Zonjës së vjetër: Pati një peshë thelbësore në…

Delo.autor

Leave a Comment