Futboll Seria A Sport

I destinuar për tu larguar/ Lazio fikson çmimin e Thomas Strakoshës

Thomas Strakosha nuk do të largohet nga Lazio për më pak se 40 milionë euro. Është ky çmimi që kanë fiksuar presidenti i Lazios Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare për të lënë të lirë portierin shqiptar i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me bardhekaltrit.

Liverpooli dhe Bayer Leverkusen janë dy klubet që kanë shfaqur më shumë interes për 23-vjeçarin kuqezi por 30 milionë eurot e ofruara nuk mjaftojnë për të blerë kartonin e Strakoshës.

Sipas Sport Italias, kryeqytetasit kërkojnë minimalisht 40 milionë euro për të lejuar largimin e gardianit të kombëtares shqiptare.

Related posts

Zidane-Perez, presidenti i Realit “nxjerr” inatin te djali i Zizusë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Mesfushori madrilen drejt Manchester Cityt, ja shifra e operacionit

Delo.autor

VIJON KRISJA IGLI TARE-SARRI/ Drekë me skuadrën, drejtori sportiv i vetmi që mungon

Delo.autor

Leave a Comment