Futboll Sport

TRAGJEDIA E RËNDË e Blaszczykowskit / Pa vrasjen e nënës, kur ishte 10 vjeç, tani shijon…

Trajektorja e Jakub Blaszczykowski (lindur në Czstochowa, më 1985) për të mbërritur aty ku është sot nuk ka qenë e lehtë. Lojtari polak do të gëzojë debutimin e tij në Kupën e Botës në Rusi, por Kuba, zvogëlim i emrit polak “Jakub”, duhej të kapërcente një fëmijëri të goditur rëndë nga një dramë familjare.

Kur ishte vetëm 10 vjeç, ai ishte dëshmitar, së bashku me vëllanë e tij, i vrasjes së nënës së tij në duart e babait. Një traumë e madhe fëmijërie, që Jakub e largoi falë topit. Me ndihmën e gjyshes së tij, pak nga pak e la pas të kaluarën e errët dhe nisi të jetojë. Motivi i xhaxhait të tij, Jerzy Brezczec, ish-kapiten i ekipit kombëtar polak, bëri që Kuba të rifillonte iluzionin e humbur nga futbolli, pas ngjarjes tragjike.

Falë kualitetit dhe përpjekjes së tij, ai erdhi në futbollin profesional me ekipin e lindjes. Loja e treguar e bëri një lojtar të madh në vend, ndaj Wisla Krakova nënshkroi me të. Atje, Baszczykowski bëri paraqitje të jashtëzakonshme, që i dhanë atij mundësinë për të bërë kërcimin në një klub europian të madh. Borussia Dortmund nënshkroi me të në vitin 2007, në këmbim të 3 milionë eurove.

Në Gjermani, mesfushori shfaqi nivelin e tij më të mirë. Pas tetë sezoneve, ai u nis për në Firence, në formë huazimi. Përfundoi angazhimin italian dhe u kthye në Gjermani, për të qenë pjesë e Wolfsburgut, ku tashmë ka përfunduar dy sezone. Në sezonin 2017-2018 nuk ka gëzuar shumë minuta aktivizim, por trajneri polak, Adam Nawalka, është mbështetur tek ai për “Rusia 2018”.

Sot, 22 vite pas ngjarjes së tmerrshme, ndërkombëtari polak mund të mbajë një karrierë të gjatë në futboll dhe, përveç kësaj, mund ta kapërcejë Michal Zewlakow e të bëhet lojtari që ka veshur më së shumti fanellën e ekipit polak.

Për të arritur këtë, ai do të duhet të arrijë në fazat e eliminimit direkt në Rusi dhe t’i luajë të gjitha ndeshjet. Kështu, do të krijojë një rekord në ekipin polak: 104 ndeshje. Kuba jeton me të kaluarën personale çdo ditë, por kjo nuk e ndalon atë që të luajë edhe katër ndeshje, për të qenë histori.

Related posts

COVID-19/ Koronavirusi “mbërthen” futbollin, ekipi rus konfirmon 9-të raste pozitive

Delo.autor

Trajneri aktual i Shqipërisë, kur Barça ndëshkohej nga Kristian Panuçi

Q.Autor

Presidenti i Juventus: Ajax e meritoi kualifikimin

Delo.autor

Leave a Comment