Gossip Sport

Ronaldo “shpërthen” në Rusi, Georgina shkëlqen në Itali (FOTO)

I dashuri i saj zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme, ku shënoi tre gola në barazimin 3-3 me Spanjën. Ndërkohë që Georgina Rodriguez po shijon disa ditë relaksusese në qytetin e bukur të Milanos. Natyrisht që modelja spanjollo-argjentinase ndihet krenare për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo, i cili e ka bërë tashmë pjesë të sukseseve të tij 24-vjeçaren. Pas pushimeve që kaloi në bregdetin spanjoll me të dashurin e saj dhe familjen, bukuroshja ka udhëtuar drejt Italisë, ku është ndalur në Milano për të vizituar kryeqytetin e modës.

Partnerja seksi e portugezi ka postuar dy foto në profilin e saj në “Instagram”, ku duket mjaft bukur.

24-vjeçarja do të udhëtojë më pas drejt Rusisë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit të fejuarin e saj në ndeshjet e tjera. Georgina dhe Ronaldo kanë një vajzë së bashku, e cila ka ardhur në jetë më 12 nëntor të vitit të kaluar (2017) ndërsa portugezi është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, Cristiano Junior dhe binjakët, Eva, Mateo.

Related posts

Steaua-Rapid, derbi i Bukureshtit përfundoi në ligën e 4-t! (VIDEO)

Sadik.Autor

TRE DHURATA PËR CONTEN NË MERKATON E VERËS/ Inter bën gati 120 milionë euro, ja objektivat

Delo.autor

RIKTHEHET ÇËSHTJA MODRIC/ Inter përgatitet sërish për…

Isa.Autor

Leave a Comment