Futboll Sport

RUSI 2018/ “Gafa” e Leo Messi, Argjentina ecën me gjysmëhapi ndaj Islandës “heroike” (VIDEO)

Një penallti e humbur nga Lionel Messi e detyron Argjentinën të pajtohet me barazimin 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e parë të “çelstëve” në Kupën e Botës, “Rusi 2018”.

Argjentina kaloi në avantazh pas 19 minutash lojë me anë të Sergio Aguero. Sulmuesi i Manchester City shënoi me një goditje të shkëlqyer me të majtën, pas topit të marrë nga Marcos Rojo.

Avantazhi i ekipit të Jorge Sampaoli zgjati vetëm katër minuta pasi Alfred Finnbogason barazoi për Islandën.

Kur u mbush një orë lojë, Lionel Messi fitoi një 11-metërsh, por goditja e numrit 10-të u prit nga Hannes Halldorsson. Kjo ishte penalltia e katërt e humbur nga Messi në shtatë ekzekutimet e fundit, në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh.

Argjentina e dominoi ndeshjen në minutat e fundit, por me një shpirt të madh gare, sakrificë, pritjet e Halldorsson dhe shumë fat, Islanda mori pikën e parë në ndeshjen e parë në një Kupë të Botës.

 

Related posts

PAS PORTIERIT MAIGNAN/ Milan godet sërish në merkato, arrihet akordi me mbrojtësin 23-vjeçar…

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Barcelona ngre podium gjenial me 34 trofetë e fituar nga Messi

Delo.autor

“RASTI IM VENDOSI NDESHJEN DERBI”/ Sulmuesi Torassa: Bëmë histori ndaj Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment