Futboll Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Dy lojtarë të Inter dhe një i Juventus, PSG-ja hedh “grepat” në Serinë A

Te PSG-ja kanë gjetur fitoren e parë në kampionat, pas 3 javësh, por ndërkohë duhet të bëjnë llogaritë me penalizimet e Nejmarit dhe me dëmtimet që kanë ndodhur. Në duelin e fituar kundër Metzit 1-0, ka qenë mbrojtësi i majtë, Huan Bernat, ai që ka këputur ligamentet dhe duke parë kohët e gjata që kërkon riaftësimi, drejtori sportiv Leonardo ka trokitur në derën e Juves për të gjetur zëvendësuesin e tij.

rugani de shiljo

Emri është ai i Matia De Shiljos, futbollistit që mund të mbulojë si korsinë e majtë, ashtu sikurse të djathtë në mbrojtje, për të cilin bardhezinjtë kërkojnë të paktën 10 milionë euro. Dhe duke u nisur edhe nga fakti që Pirlo nuk e sheh titullar në ekipin e tij, De Shiljo mund të firmosë brenda ditëve të ardhmen në Paris.

STUDIM ZIKALTËR – Por Leonardo nuk kërkon të ndalet vetëm te De Shiljo, sepse mbrojtja me largimin e Tiago Silvës kërkon eksperiencë, por edhe mesfusha ka pak alternativa. Dhe dy shënjestrat e njeriut të merkatos së PSG-së kanë rënë te dy interistë: për mbrojtjen emri i përzgjedhur është ai i Milan Shkriniarit, ndërsa për mesfushën studiohet hipoteza Raxha Naingolan.

INTERII

Për mbrojtësin sllovak nevojiten të paktën 50 milionë euro, ndërsa për mesfushorin belg kërkesa zikaltër është 15 milionë. Me pak fjalë, nëse PSG-ja kërkon që të hyjë në bisedime me Interin për dy futbollistët e saj, këto janë parametrat minimale ekonomike mbi të cilat duhet të punojë, që të kompletojë repartet problematike.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Southampton-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

Insigne “show”/ Napoli kap Juventusin dhe shpreson te Frosinone (FOTO)

Isa.Autor

Tirana rikthehet në Superiore, bardheblutë japin njoftimin e rëndësishëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment