Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Liverpool rrit “dozën” për Thomas Strakoshën, “gardiani” shqiptar më afër Anglisë

Skuadra e Liverpool-it duket se është e vendosur për të sjellë në ishull një portier në sezonin e ardhshëm, pasi Loris Karius nuk bind dhe kjo është vërtetuar në finalen e Champions League kundër Real Madrid, ku anglezët u mundën me rezultatin 3-1.

“The Reds” para pak ditësh kanë bërë një ofertë prej 30 milion eurosh për portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Megjithatë 5 herë fituesit e Champions League nuk duan të dorëzohen dhe për këtë cështje kanë vendosur të rritin “dozën” për çmimin e 23 vjeçarit, duke e çuar në 40 milion euro.

“Sport Italia” raporton se drejtuesit e të kuqve nuk duan të heqin dorë nga portieri shqiptar. Deri në këto momente ende nuk ka diçka zyrtare, ndërsa në ditët në vijim do të mësojmë diçka më konkrete, sepse merkato sapo ka nisur.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

CHAMPIONS/ Sfida deçizive e Interit me Viktoria Plzen, zbulohet arbitri që do të drejtojë duelin në “Giuseppe Meazza”

F.autor

SHORTI PËR KUPAT E EUROPËS/ Ja çfarë mund të “peshkojnë” 4 klubet shqiptare

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ja kur Xavi do të ulet në stolin e Barçës

Delo.autor

Leave a Comment