Futboll Ligue 1 Sport

Pas Buffon, Paris SG kërkon një tjetër “yll” të Serie A…

Paris SG ka nisur bisedimet me Milan për të tentuar blerjen e Leonardo Bonucci. Ka shumë mundësi që të ketë qenë Gigi Buffon, një nga shokët më të mirë të Leo, që t’i ketë sugjeruar francezëve blerjen e qendërmbrojtësit kuqezi.

PSG shpreson se UEFA do të përjashtojë Milan nga Kupa e Europës, duke shkaktuar një eksod nga skuadra e Gattuso.

Nga ana e tyre, kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të shesin kapitenin dhe kanë refuzuar ofertën e parë të PSG edhe pse flitet se krahas parave, kampionët e Francës i kanë propozuar shkëmbimin me Thiago Silva.

Gjithsesi, nga Franca thuhet se PSG po përgatit planin “B”, shkëmbimin Cavani-Bonucci.

Related posts

JUVENTUS TRIUMFOI NË COPPA ITALIA/ Shikoni momentin emocionues kur Bufon ngre lartë trofeun (VIDEO)

Delo.autor

PO KALON PUSHIMET NË SENEGAL/ Sulmuesi i Liverpool kapet “mat” duke ngrënë… mango (FOTO)

Delo.autor

Morata mohon Pochettinon: Nuk të thashë “jo” nga frika e Kane

Q.Autor

Leave a Comment