Futboll Sport

RUSI 2018/ Miranda tregon se cili është Ronaldoja i ri te Brazili

Mbrojtësi i Interit dhe i Brazilit Miranda mendon se në kombëtarja është një futbollist, i cili ka potencialin të jetë si Ronaldo Fenomeni. Ai është ylli i Manchester City-t, Gabriel Jesus, i cili duket se do ta fitojë betejën me Roberto Firminho-n për të udhëhequr sulmin e seleçaos në takimin kundër Zvicrës ditën e nesërme në orën 20:00. Gjatë botërorit të 2014-ës, bomberi brazilian pikturonte murale, kurse tani bën që të tjerët ta pikturojnë atë nëpër muret e qyteteve braziliane.

“Jam i befasuar nga ajo që Gabriel bën. Ai mund të jetë Ronaldoja ynë i ri. Është mjaft i pjekur. Duket sikur është afër fundit të karrierës së tij, kur ka vetëm pak vite që e ka nisur. Ka një të ardhme brilante.”, tha Miranda.

Shokët e ekipit besojnë shumë të lojtari i City-t. Madje ylli i ekipit Neymar, e ka marrë vetën në patronazh dhe po kujdeset që ai të heqë nga mendja të gjitha mendimet negative.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Dorëheqje e madhe te Barcelona, largohet…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Brazili kërkon goli e dytë, Zvicra i përgjigjet me Shaqirin

Sadik.Autor

Arsenal shënon gol ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment