Futboll

Para 4 vitesh lyente rrugët, sot jeton ëndrrën në Botëror. Historia rrëqethëse e sulmuesit të Brazilit

Katër vite më parë, Gabriel Zhezus ly ente me bojë të verdhë dhe jeshile rrugët e një nga lagjeve më të rrezikshme të Sao Paolos në Brazil. Sot, në të njëjtin vend gjendet një murales 34 metra me portretin e tij, i bërë nga miqtë e fëmijërisë. Imazhi i përzgjedhur prej tij është mënyra se si Zhezus feston golat e shënuar, një telefonatë.

“Mami si je? Jam unë!”, kjo është ajo që ai kërkon të përcjellë sa herë gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi me numrin nëntë do të mbajë mbi shpinë përgjegjësinë dhe do të kërkojë të udhëheqë drejt triumfit vendin e tij. I rritur në një nga lagjet më të rrezikshme të Sao Paolos, ai nuk e pati fatin kurrë që ta njihte babanë. Ishte e ëma Lusia Vera, e cila ia doli të edukonte tre fëmijë. Gabrieli ishte më i vogli. E dashuroi futbollin që në moshë të vogël dhe kur ishte 3 vjeç dilte në rrugë me topin në këmbë.

Një ëndërr që donte të bënte realitet, thjesht të ishte futbollist. Por ëndrra është realizuar, sepse nesër në mbrëmje futbollisti më i ri i listës së Tites do të dalë në terrenin e fushës për të luajtur Botërorin e tij të parë dhe do të veshë fanellën me numrin 9, atë që dikur e ka pasur idhullin e tij: Ronaldo Nazario. “Ai është lojtari që më kujton veten. Do të jetë i rëndësishëm dhe do të bëjë diferencën me Brazilin. Te Siti është rritur shumë”, ka thënë fenomeni Ronaldo për Zhezusin.

Dua historinë- Sulmuesi i Brazilit thotë se nuk ka ndërmend të luftojë për të qenë lojtari më i mirë i kompeticionit apo golashënuesi i këtij turneu. Ai dëshiron vetëm të bëjë histori dhe të fitojë Kupën. “Unë jam i qetë dhe shpresoj të bëj detyrën time në fushën e lojës. Mua nuk më intereson aspak të jem golashënuesi i Botërorit, por thjesht të bëj maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Ndoshta me gola, ndoshta me asiste, ndoshta me spërkata. Qëllimi ynë është të luajmë për grupin dhe jo për individin”, ka thënë Gabriel Zhezus në konferencën për shtyp. Ai nuk ka dashur të bëjë polemika për vendin e titullarit me Firminon, por thotë vetëm se është diçka e jashtëzakonshme që në “Seleçaon” braziliane ka dy lojtarë dhe dy sulmues shumë të mirë.

Related posts

PREKËSE/ Djaloshi shpërthen në LOT nga gjesti i SALAH: “Nuk do ta harrojmë kurrë këtë…(VIDEO)

Isa.Autor

KATAR 2022/ FIFA rrit organikat e Kombëtareve: Ja ndryshimet e tjera të miratuara

F.autor

RISI DHE TEKNOLOGJI/ La Liga konfirmon marrëveshjen me Facebook (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment