Futboll Sport

U NDA NGA JETA LEGJENDA JOSE LUIS BROWN/ Maradona i prek të gjithë me mesazhin: Nuk arrij ta besoj…

“Erdhe dhe më takove në Dubai bashkë me djalin tënd, që më tha se çfarë po të ndodhte. Ende nuk arrij ta besoj, sepse ke qenë një dem. Do të na mungosh shumë, Tata”.

Këto janë fjalët e ndjera të Diego Armando Maradonës, të postuara në Instagram, për ndarjen nga jeta të Jose Luis Brown, i njohur shkurt me emrin “Tata”.

Flamuri i Estudiantes, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, u largua para kohe nga kjo botë pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Alzheimerit.

“Nuk e di se sa më mungon. Ata që të kanë njohur dhe kanë patur miqësi me ty nuk do të të harrojnë kurrë. Ke shënuar në një finale Botërori, ke luajtur me një krah të thyer dhe e dije sa peshon Kupa e Botës. U prehsh në paqe!”.

Maradona, “yll” i asaj skuadre që fitoi Botërorin në Meksikë, duke mundur Gjermaninë Perëndimore, ka kujtuar momentin kulmor të karrierës së “Tatas”, i cili të vetmin gol në 26 ndeshje me Argjentinën e realizoi pikërisht në atë finale të madhe.

Jose Luis Brown e mbylli karrierën si futbollist në vitin 1989 te Racing.

Nisi punën si trajner, por pa mundur të arrinte rezultate të mëdha, teksa u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 62-vjeçare.

Related posts

STUDIMI/ Sezon i ri, MILANI i vjetër: Ja problemet e kuqezinjve, GATTUSO pritet të…

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Luka Modric zbulon të ardhmen, ja shifrat e kontratës së re

Delo.autor

NBA/ Telashe për Lakers, blerja “big” dëmtohet në gju dhe rrezikon…

Delo.autor

Leave a Comment